MILAN – CRVENA ZVEZDA, TS3 HD, 21:00

Sport

Fonseka (trajner i Milan):

“Kjo është një ndehsje shumë e rëndësishme. Ne duam të fitojmë dhe të marrim 3 pikët. Përballë është Crvena Zvezda, një kundërshtar që fitoi 5-1 ndaj Stuttgart. Kohët e fundit jemi përmirësuar në mbrojtje. Mund të ndryshojmë diçka në prapavijë për këtë ndeshje, por jo dy qendërmbrojtësit. Loftus-Cheek do të luajë në vendin e Pulisic. Jam i bindur se do të bëjë mirë në atë rol. Nuk dua të flas për gjyqtarët dhe kampionatin. Sot dua të flas vetëm për Champions League. Ndjej besimin e klubit ndaj meje. Po punojmë mirë dhe besoj se mund të përmirësohemi. Besoj se në fund të kampionatit do të jemi në pozita të tjera. Synimi është të fitojmë ndeshjen e radhës. Ndoshta duke fituar të gjitha ndeshjet, mund të renditemi ndër 8 të parat e klasifikimit të fazës së ligës në Champions. Ky është objektivi afatshkurter që i kemi vënë vetes”

Milojević (trajner i Crvena):

“Jam i sigurt se kjo ndeshje do të përcaktohet nga detaje të imta. Duhet t’i mbajmë gabimet në minimum, veçanërisht në një kompeticion si ky. E kam thënë disa herë se në Ligën e Kampionëve, diferencën mund ta bëjë një goditje nga këndi ose rivënie. Ne duam të argëtohemi.  U kam kërkuar lojtarëve të jenë të disiplinuar, të përqendruar dhe përkushtuar. Nuk ka asnjë moment ideal për një ndeshje të Champions League. Nuk ka rëndësi se në çfarë forme je, as si ke luajtur më parë. E dimë se na kanë mbetur edhe tre ndeshje. Kemi pasur probleme me lojtarë të rinj dhe lëndime, prandaj gjithçka kërkon kohë. Por duam të bëjmë një paraqitje sa më të mirë kundër kuqezinjve, në një stadium madhështor si San Siro”.