Milan – Club Brugge

Sport

mes fazave të lojës dhe kjo është e rëndësishme, por sigurisht që ka ende vend për përmirësim. Deri më tani kam parë një përkushtim të jashtëzakonshmë nga djemtë dhe jam i lumtur për këtë. Tani duhet të përqëndrohemi vetëm tek fusha dhe të mos shohim renditjen apo të bëjmë llogari. Luajmë në një stadium me peshë dhe duhet ta shijojmë këtë, duke tentuar maksimumin nga kjo përballje.

Mendoj se i kemi marrë masat si duhet dhe djemtë i kanë të qarta detyrat e tyre, por duhet të arrijmë që njëkohësisht, të lexojmë lojën në fushën e blertë. Nëse e realizojmë këtë gjë, atëherë do të kemi mundësinë të kontrolojmë edhe situatat delikate, që mund të vendosin edhe fatin e ndeshjes. Kam besim të plotë të ekipi im dhe kjo mbrëmje do të jetë e rëndësishme për të provuar sërish vlerat e tona, pasi e meritojmë të luajmë në nivele të larta.”

 

Ardon Jashari, mesfushor i Club Brugge:

“Mendoj se që kur mbërrita, sado e vështirë ka qenë, ia kam dalë të gjej ritmin e duhur. Siç kam bërë gjithnjë, përpiqem të jap më të mirën time dhe kam patur edhe besimin e trajnerit për të nisur në ‘Champions League’ si titullar. Për këtë arsye, jam përpjekur të jap akoma edhe më shumë, për të shpërblyer këtë besim nga trajneri, por edhe për të ndihmuar shokët e skuadrës në të gjitha mënyrat e mundshme. Ndaj Dortmundit bëmë një ndeshje vërtet shumë të mirë. Patëm disa shanse të mira për ta fituar madje, por në fund të sfidës, e dimë se çfarë ndodhi. Por mendoj se kemi treguar që mund të luajmë në nivelet më të larta. Unë jam i gatshëm të luaj kudo që do të më vendosë trajneri dhe të përpiqem të realizoj detyrat e mia, për të bërë krenar trajnerin, klubin dhe tifozët. E njoh Okafor nga ndeshjet e kombëtares, ku luajmë bashkë, por sot do të jemi kundërshtarë, prandaj do ta trajtoj njësoj si të tjerët deri në përfundimin e takimit.”