Milan, Bonucci-Conte, rikthehen spekulimet rreth një bashkimi te Chelsea

Sport

fgkhnrdihg

Çdo ditë raportime të reja dhe të ndryshme. Milani është trazuar sërish me lajme se Antonio Conte mund të ketë hedhur edhe njëherë sytë te Leonardo Bonucci. Në situatën aspak të favorshme në lidhje me bilancet konform rregullave të UEFA-s, Bonucci është një nga thesaret e skuadrës së bashku me Gigi Donnarumman dhe spekulimet flasin edhe për të rreth një largimi. Shtypi italian flet për marrëdhënien e Bonuccit me Conten, një marrëdhënie shumë e fortë e ndërtuar që në kohën kur ai drejtonte Juventusin. Në fakt Conte provoi ta marrë atë që në vitin e parë te Chelsea, por gjërat nuk funksionuan. Te Blutë thuhet se Contes i është sosur durimi me David Luiz dhe Bonucci mendohet si zgjidhja e duhur. Trajneri i Chelsea-it ka folur sërish me superlativa për mbrojtësin e Milanit dhe kjo gjë ka tingëlluar si një rindezje të interesimit për të. Te kuqezinjtë ndërkohë mendojnë ndryshe, në web-site-in zyrtar të tyre ata kanë dashur të largojnë cdo spekulim, duke i cilësuar ato dashakeqe, ndërsa kanë theksuar se në botën e futbollit lavdërimet dhe marrëdhëniet mes sportistëve janë më se normale edhe kur ata nuk janë pjesë e së njëjtës skuadër. Por sikurse shkruan sportmediaset, merkatoja e futbollit tanimë është bërë tërësisht e paparashikueshme dhe vetëm janari do të konfirmojë apo përgënjeshtrojë gjithcka.