Mikel Arteta, zëvendësi i Pep Guardiolas flet para sfidës ndaj Lyon

Sport

mikel
Për mua, në kemi lojtarët më të mirë në botë dhe i shoh djemtë si më të mirët e momentit. Nuk do t’a ndryshoja këtë organikë për asnjë lojtarë tjetër. Janë vërtet të mrekullueshëm si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.  Njerëzit flasin se si ky klub ka shpenzuar aq shumë para por askush nuk e di se si funksionojnë gjërat brenda klubit. Pep duhet të respektojë dënimin e marrë nga sezoni i kaluar dhe ndaj jam unë ai që do t’i qëndrojë pranë skuadrës gjatë kësaj ndeshje.

guardiola barca

Gjithësesi, trajneri i ka përcjellë më së miri objektivat e tij. Djemtë janë të përgatitur si duhet për të bërë më mirë se sa sezonin e kaluar. Ky është një kompeticion i vështirë dhe ndaj Lyon nuk pres aspak një sfidë të lehtë. Tanimë ne na shohin si një skuadër të fortë e pretendente dhe kjo do të thotë që skuadra ka arritur vërtet diçka të mirë gjatë këtyre viteve. Sezonin e kaluar bënim një lojë mjaft cilësore, por mjaftoi një gabim, një sfidë e luajtur jo si duhet për t’u eleminuar. I tillë është ky kompeticion por tanimë kemi mësuar dhe mund të shkojmë më larg. Do të jemi një kundërshtar i vështirë për të gjitha skuadrat e tjera.