Migjen Basha, bëhet zyrtar rikthimi në vendlindje

Sport

Migjen-Basha
Tashmë është zyrtare. Rikthimi i Migjen Bashës për të luajtur në vendlinde, siç ishte shkruar që 4 ditë më parë nga “Minuta90”, është konkretizuar me sukses. Mesfushori kuqezi, i cili ka lindur në
Lozanë, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Luzenin, ekip ku aktivizohet edhe shqiptari tjetër, Jahmir Hyka. Prezantimi i Bashës para mediave pritet të bëhet këtë javë, siç ka konfirmuar drejtori sportiv i Luzernit, Rolf Fringer.
Në katër vitet e fundit, “zvicerani” që ka vendosur të luajë për Shqipërinë, është aktivizuar në kampionatin italian me Torinon, ku totalizoi 87 ndeshje dhe 4 gola. Kurse më parë pati përvoja me Lukezen, Frozinonen, apo Atalantën në Itali, nga ku tashmë largohet pas 9 sezoneve. Ai hapat e parë të futbollit i hodhi në Zvcër, pikërisht te Lozanë-Sport.