Michel Platini thyen heshtjen dhe lëshon akuza drej FIFA-s!

Sport

platini

Michel Platini prej kohësh nuk është shfaqur në skenën e futbollit, por ish-presidenti i UEFAs është rikthyer të flasë për çështjet më të diskutuara rreth skandalit të FIFAs.
Në një intervistë të dhënë për të përjavëshmën franceze “Marianne”, Platini shprehet se gjithçka që ndodhi në momentin e zbulimit të skandalit, ishte një komplot i mirëmenduar ndaj tij.

michel3
Kjo erdhi sipas 62-vjeçarit për shkak të kandidimit për presidencën e FIFAs, pasi ai gëzonte mbështetjen masive të anëtarëve të institucionit më të rëndësishëm të futbollit. Kjo ishte e vetmja mënyrë që atij të mos i jepej mundësia për të bërë diçka të mirë me sportin më popullor në botë siç thotë vetë ai.
Platini nuk harron të flasë edhe për situatën e UEFAs pas largimit të tij e deri më tani. 3 herë fituesi i “Topit të Artë” shprehet se çdo organ i këtij institucioni është kthyer në një vend qarkullimi parash. Ndeshjet sipas tij aktualisht drejtohen nga televizonet. Janë ato që vendosin për kalendarin, oraret dhe në këto ritme, francezi beson se do të vijë ndonjë moment ku do të vendosin edhe në arbitrim.

michel
Për këtë arsye, pyetjes se çfarë do të bënte nëse do t’i hiqej pezullimi i vendosur nga TAS-i që e mban jashtë sportit të futbollit, Platini i përgjigjet duke thënë se do të donte të ishte drejtor televizoni, pasi kanë shumë më shumë pushtet se njerëzit e UEFAs.  Ndërsa në lidhje me dënimin e tij, 62-vjeçari thotë se gjyqtarët e TAS dhe FIFA nuk janë gjyqtarë të vërtetë, por klouna të drejtuar nga të tjerë persona.

Michel Platini u dënua nga TAS me 8 vjet përjashtim nga aktivitetet futbollistike për shkak të skandalit të korrupsionin që përfshiu edhe Sepp Blatter dhe shumë zyrtarë të tjerë të FIFAs. Dënimi i Platini u ul me 6 vjet, teksa tashmë ka shkuar në 4 pas ankimimit të tij në gjykatën e Strasbourgut.