MICHAL BILEK, TRAJNERI I VIKTORIA PLZEN:

Sport

“Ndeshjen e parë ndaj Interit në shtëpi nuk e menxhuam dot në mënyrën më të mirë të mundshme. U mbyllëm shumë në mbrojtje dhe kjo na dëmtoi rëndë. Kemi mësuar nga gabimet tona dhe do përpiqemi të mos biem në përsëritje.

Kemi një skuadër të mirë dhe të fortë. E dimin se kundërshtarët e grupit tonë ishin më të kualifikuar se ne dhe ata e kanë tregar këtë gjë në përballjet që kemi luajtur ndaj tyre. Megjithatë, në lojë janë ende edhe dy javë të tjera për t’u luajtur, e si pasojë do përpiqemi të japim maksimumin, për të shpresuar në rezultat pozitiv.

Nuk ka asnjë diskutim që sonte na pret një ndeshje e vështirë ndaj Interit. Ne nuk kemi agjë për të humbur, ndërsa ata duan me patjetër që të kualifikohen në raundin tjetër të Champions League. Nëse i bëjmë një nisje të mirë lojës, atëherë kam besim se mund të shpresojmë për diçka pozitive.”