“Që kur u njohëm me shortin, e kuptuam se sa e vështirë ishte detyra përpara nesh. Nëse duam të marrim pikë në një grup si ky, duhet të japim më të mirën tonë këtu, në fushën tonë. Gjithmonë kemi bërë mirë kur luajmë në shtëpi. Kjo është një nga pikat tona të forta dhe do të përpiqemi ta shfrytëzojmë këtë gjë. Ndaj Barcelonës provuam të luanim pak më hapur se zakonisht, që t’i përgjigjeshim ritmin të kundërshtarit, por bëmë shumë gabime në mbrojtje. Me Interin besoj do të jetë një ndeshje tjetër. Ata janë mjaft të fortë fizikisht dhe në çdo repart mund të përmendësh një lider të skuadrës së tyre. E kemi studiuar kundërshtarin. Është e vërtetë se nuk vijnë nga forma më e mirë e mundshme, por këtu luajmë në ‘Champions League’. Është një tjetër atmosferë, ke motivim shtesë dhe është kompeticioni i duhur për të bërë kthesën. Jemi përgatitur me detaje për këtë ndeshje dhe kam besim të plotë tek ekipi im. Unë besoj si i kemi mundësitë për të dalë me pikë nga kjo përballje, por për këtë, duhet të ruajmë qetësinë e të jemi vetvetja në lojën që do të bëjmë në fushën e blertë.”