Michal Bílek (Trajner i Plzen):

Sport

“Kjo është një ndeshje speciale. Të luash ndaj Bajernit është diçka ndryshe, sepse flasim për një nga skuadrat më të mira në botë. Nuk do të thoja se kemi frikë prej tyre, por të gjitha skuadrat në grupin tonë janë të nivelit më të lartë. Ndaj këtyre kundërshtarëve është e vështirë të mbrohesh, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Mendoj se sot përballemi me skuadrën më të fortë të grupit. Ata janë favoritët e mëdhenj jo vetëm për ta mbyllur në krye, por edhe për të fituar trofeun e ‘Champions League’-ës. Musiala, Mane, Sane… Mjafton të përmendësh këto emra që të kuptosh se çfarë cilësie kanë në organikën e tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo detaji në fushën e lojës. Në fazën sulmuese, ata janë të shpejtë dhe kombinohen mirë mes tyre. Do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi ta përballojmë këtë. Mendoj që do të kemi edhe ne shanset tona, por shumë gjëra varen nga mënyra se si do të organizohemi në prapavijë.”