Michael Woods i pari në etapën e 17, Yates e Valverde luftojnë për ‘Vuelta’-n

Sport

woooods

Michael Woods ka prerë i pari vijën e finishit të etapës së 17 të ‘Vuelta’-s, teksa ia doli të përshkonte 157 km në terren kryesisht malor, për 4 orë, 9 minuta e 48 sekonda. Çiklisti kanadez ia doli të lërë pas vetes me vetëm 5 sekonda distancë, belgun Dylan Teuns i skuadrës ‘BMC Racing Team’. Ndërsa i treti, me 10 sekonda më shumë se kryesuesi e mbylli spanjolli David de la Cruz. Por duket se dy pretendentët për të fituar ‘Vuelta’-n këtë vit janë Simon Yates dhe Alejandro Valverde. Në etapën e 17, ishte spanjolli ai që e mbylli më përpara, në vendin e 15.

Alejandro Valverde compressor

Ndërsa vetëm i 17 u rendit britaniku Yates, që gjithësesi vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshmë të xhiros spanjolle. Kur kanë mbetur edhe 4 etapa për t’u zhvilluar, Yates mban vendin e parë me kohën totale 69 orë 5 minuta e 34 sekonda. Ndërsa Valverde, që ka edhe mbështetjen e tifozerisë vendase, gjendet 25 sekonda më pas. Vendi i tretë i përket një tjetër spanjolli, Enric Mas, që me 1 minutë e 22 sekonda diferencë nga kryesuesi, duket se do t’i duhet një mrekulli. Kjo, duke parë edhe rendimentin e Yates e Valverde.  Etapa e ardhshme e ‘Vuelta’-s do të nisë në Ejea de los Caballeros e do të përfundojë në Lleida, ku garuesit do të përshkojnë 186.1 km në terren fushor.

YATES Simon301pp1 630x420