Pas 5 vitesh në gjendje kome, si rezultat i një aksidenti të rëndë teksa bënte ski, duket se Michael Schumacher po rikuperohet. Mësohet se për herë të parë pas kaq shumë vitesh, piloti gjerman nuk është duke përdorur ndihmën e tubave dhe të aparaturave për të kryer funksionet bazike të jetës.
Sigurisht që 49-vjeçari është ende nën kujdesin intensiv të infermierëve dhe është duke marrë trajtim mjekësor të specializuar, por fakti që ka dalë nga koma pas aksidentit që e la në pamundësi për të folur ose lëvizur është një lajm i mirë. Gjithashtu bëhet me dije se ai do të transferohet nga klinika ku ka qenë i shtruar vitet e fundit, e cila ndodhet në Zvicër, për në Shtetet e Bashkuara ku do të shtrohet në një klinikë më të specializuar për trajtimet e dëmeve të trurit.