Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34 vjeçare

Sport

Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34 vjeçare. Mesfushori e ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale. Teksa e kthen kokën pas në këtë rrugëtim 17 vjeçar, Ozil ka nënvizuar se ndihet krenar dhe i priviligjuar që i është dhënë një mundësi e tillë.

“Kisha privilegjin të isha një futbollist për 17 vite dhe ndihem shumë falenderues për gjithçka që kam kaluar. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, me momente dhe emocione të paharrueshme”. Më tej, turko-gjermani ka nënvizuar edhe faktorin më themelor që e shtyu atë të merrte një vendim të tillë, kur kishte mundësi që të luante edhe për disa vite të tjera.

“Dëmtimet e pësuara përgjatë kohëve të fundit, më kanë bërë që të përballem me shumë vështirësi. Si pasojë, për mua u bë e qartë se kishte ardhur momenti që të tërhiqesha nga skena futbollistike”, fantazisti.

Ozil konsiderohet padyshim si një nga lojtarët më të dalluar të brezit të tij. Me atë që i dha futbollit ndër vite në fushën e blertë, pa asnjë diskutim, ai tashmë mund të klasifikohet mes më të mirëve të historisë që kanë luajtur në rolin e tij.

Në 17 vite aktivitet, fantazisti i mesfushës u aktivizua 645 ndeshje me klubet, duke shënuar 114 gola dhe 222 asiste. Kulmin e karrierës, ai e arriti në 2014-tën, teksa në Brazil, fitoi edhe Kupën e Botës me Gjermaninë. Me panzerat, Ozil luajti 92 ndeshje, duke shënuar 23 gola.