Mesut Ozil sulmohet me thika. Tentojnë ti vjedhin veturën…

Sport

Sead Kolasinac duket se është shok shumë i mirë, pasi sot i doli në mbrojtje Mesut Ozilit, kur dy hajdutë tentuan t’ia vidhnin makinën. Dy lojtarët sapo janë kthyer nga një turne para-sezonal nga USA dhe ishin pre e një sulmi në veri të Londrës.

Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me mortor dhe nisën të kërcënojnë me thika.
Ishte pikërisht Kolasinac i cili u përball me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar me grushta ata derisa u larguan…