Mesut Ozil i jep fund aventurës me skuadrën e Fenerbahçe, ja ku pritet të jetë e ardhmja e tij

Sport

Ka marrë fund aventura e Mesut Ozil me skuadrën e Fenerbahçes. Në janarin e 2021-shit, fantazisti u transferua me bujë të madhe në radhët e gjigantëve të Superligës turke, aty ku pritej të bënte diferencën.

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe mes palëve filluan problemet. Në marsin e këtij viti, Ozil u  përjashtua nga skuadra, sepse nuk plotësonte kriteret fizike të kërkuara nga ana e klubit. Si fillim, ai që mori vendimin ishte trajneri Ismail Kartal.

Mirëpo, edhe pasuesi I tij, Jorge Jesus, nuk bëri prapaktehu, por ndoqi të njëjtat hapa. Në këtë situatë, Ozil e pa të arsyeshme, duke bërë një qëndrim public, teksa ndër të tjera, deklaronte se nuk do dorëzohej, por do vazhdonte të punonte fort, në mënyrë që të kishte sukses me Fenerbahçen, skuadër me të cilën është tifoz që prej vegjëlisë.

Megjithatë, situata nuk ka shkuar ashtu sikurse Ozil e kishte planifikuar. Duke u bazuar këtu në raportimin e mediave turke, Ozil dhe Fenerbahçe, në mënyrë të përbashkët kanë vendosur t’I japin fund kontratës, që skadonte në vitin 2024, prej së cilës, fantazisti fitonte një shumë jashtëzakonisht të majme, rreth 410 mijë euro në javë.

Në këto kushte, Ozil tashmë është një lojtar I lirë. Ai nuk mundi të bënte dot realitet ëndrrën e tij, që ishte të  fitonte trofe me fanellën e kanarinave. Gjatë kohës që ishte pjesë e 19 herë kampionëve të Turqisë, mesfushori u aktivizua 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 8 gola dhe 3 asiste.

Sa I përket të ardhmes, mundësitë janë shumë të mëdha që karriera e Ozil të vazhdojë në Superligën Turke. 33 vjeçari mund të transferohet me parametra zero tek skuadra e Basaksehir.