Messit i mungon shumë një Kupë e Botës

Sport

messi
Lionel Mesi është i vetëdijshëm që sado trofe të fitojë në karrierën e tij, nuk do të konsiderohet ndër futbollistët e suksesshëm të historisë, nëse nuk fiton Kupën e Botës me Argjentinë. Marrja e një trofeu të tillë është bërë “makth” për një nga lojtarët më cilësor të rruzullit. Ai i drejtohet Botërorit rus, që është i katërti për të, me dëshirën për të kaluar këtë pengesë duke bërë trofeun të tijin.Ndoshta, Argjentina nuk konsiderohet aq favorite sa në edicionet e kaluara. Gjithesi, Messi e di se këtë kombëtare e mbështesin mjaft tifozë, të cilët mbi të gjitha duan të shohin atë duke ngritur trofeun më të lakmuar. Për këtë ka folur vetë “El Pulce” në një intervistë për “El Mundo Deportivo”.

messi2

“Kemi optimizëm, pasi e di që mund të mposhtim këdo. Mendoj shpesh për finalet që kemi humbur. Por më mbush zemrën me krenari fakti që shumë njerëz në të gjithë botën, jo vetëm argjentinas, duan të më shohin teksa shpallem kampion bote. E unë kam shumë dëshirë ta bëj realitet”, u shpreh ai. Ylli i Barcelonës foli edhe për Champions, duke e cilësuar si kompeticion që mbetet iluzion, të paktën sa i takon viteve të fundit. “Kur fillon sezoni duam ta fitojmë të gjithë dhe kjo është ajo që e bën këtë klub fantastik. Por në fund e fitoi Reali, që ka luajtur vetëm për Champions-in këtë vit, pasi në kampionat ishte shumë larg… Mirëpo nëse do ta kishte humbur finalen nuk do t’i kishte mbetur asgjë”, Ka thënë Messi. Sipas Leos, madrilenët ishin me fat që fituan trofeun evropian dhe kjo e bëri sezonin e tyre të veçantë. Por Barcelona nuk mund të mendojë të luajë vetëm për një kompeticion. “Ne duam edhe kampionatin me kupën, që janë mjaft të rëndësishme”, ka përfunduar “Pleshti.