Edhe një herë Lionel Messi u bë protagonist në mënyrën e tij, me një dygolësh të radhës në Champions League për Barcelonën. Në ndeshjen e fituar 4-2 në “ëembly” ndaj Totenham u bë jo vetëm shënuesi më i mirë i momentit në kompeticionin më madhor evropian, por gjithashtu edhe i pari në listën e goleadorëve të fazës së grupeve, me 65 realizime në po aq ndeshje. Për më tepër, argjentiasi tregoi që ekipet angleze mbeten viktimat e preferuara në Evropë, përderisa shënoi për herë të 21-të në portën e një kundërshtari nga Premier League.
“Jam shumë i kënaqur që fituam, pasi kishim nevojë për një fitore të tillë, sidomos pas paraqitjeve të fundit në kampionat që nuk kanë qenë sic i prisnim. Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe e kaluam me sukses, duke dominuar edhe me lojë, mbi të gjitha në pjesën e parë”. Kjo fitore e dytë në fazën e grupeve i ka siguruar katalanasve vendin e parë në grupin B, bashkë me Interin, duke u renditur në kuotën e 6 pikëve, teksa Totenham e PSV kanë zero pikë.
Por jo të gjithë në kampin e Barcelonës kanë mundur të festojnë. Njëri prej atyre që nuk është dukur aspak i kënaqur ishte Arturo Vidal. Mesfushori i ardhur nga Bajerni gjatë verës duket se nuk ka gjetur ende alkiminë me katalanasit. Starti i sezonit të tij të parë spanjoll ka qenë larg pritshmërive, edhe sepse trajneri Valverde e ka përdorur me pikatore. Në 2 ndeshjet ku kiliani është aktivizuar si titullar, Barcelona vetëm ka barazuar. Duket e qartë se Vidal nuk ka arritur të hyjë në mekanizmat e rinj. Një situatë kjo, që nuk i pëlqen aspak. Dhe e ka shfaqur hapur në rrjetet sociale, teksa me një “emoji” ka manifestuar nervozizmin e tij, i gjendur ndoshta në një nga momentet më të keqija të karrierës së tij. Në “ëembly” ndaj Tottenham, Vidal hyri në lojë vetëm për 3 minutat e fundit, në një kohë kur përpara tij u prefeua Arthur në mesfushë.