Messi, rrezik për të mbetur gjatë jashtë fushave

Sport

Në ndeshjen e fituar nga Barcelona kundër Vilarealit u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë. Mirëpo, Lionel Messit iu desh të përballej sërish me një tjetër problem fizik, që mund ta lërë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ditët e fundit është raportuar se argjentinasi do të jetë i detyruar të mungojë nga 10 deri në 15 ditë. Por sipas “El Chiringuito”, lëndimi është më serioz, aq sa nuk përjashtohet që Leo mund të qëndrojë jashtë fushave plot 1 muaj.


32-vjeçari i njohur me nofkën ‘El Pulce’, pas një ndeshjeje të luajtur në Champions League dhe dy në La Liga, u përballë sërish me një tjetër dëmtim, të martën mbrëma. Teksa të enjten, Barça raportoi se argjentinasi “ka tërheqje muskulore në kofshën e majtë”, duke mos treguar se sa do të mungojë. Mirëpo tashmë mediat në Spanjë me në krye emisionin “El Chiringuito de Jugones”, kanë raportuar se Messi mund të qëndrojë jashtë fushës më gjatë sesa 2 javët që mendoheshin në një moment të parë. Natyrisht, e gjitha do të varet sesi do të shkojë faza riaftësuese. Ndërkohë që argjentinasi rrezikon të mos jetë në sfidën e shumëpritur të së mërkurës kundër Interit në Champions League.