Messi me sytë nga Botërori

Sport

Lionel Messi-n e ndan triumfi në Kupën e Botës nga të qënurit ndoshta në mënyrë unanime më i miri i të gjitha kohërave, ose tëpaktën kështu mendon një pjesë e madhe e specialistëve e tifozëve. Edhe vetë lojtari i cili në karrierë ka fituar gjithcka, përvec Kupë së Botës duket se e ka të gjithë fokusin pikërisht tek ky kompeticion, që mund të jetë edhe i fundit për të duke qënë që aktualisht është në moshën 35 vjecare. Argjentina ka një seri të jashtëzkonshme rezultatesh ku numëron plot 34 ndeshje pa humbje , dhe disfata e fundit daton më 3 Korrik të 2019-ës kundër Brazilit në “Copa America”. Sipas kapitenit të “la seleccsion” pikërisht triumfi në këtë kompeticion në vitin 2021 duket se i ka dhënë një vetëbesim të madh skuadrës “albicelecte”.

“ Në të shkuarën kemi dështuar në Botëror dhe në Kupën e Amerikës, por fitorja në edicionin e fundit të “Copa America”-s ka ndryshuar shumë gjëra. Ndryshon mënyra se si punohet dhe gjithcka automatikisht përmirësohet”- deklaroi superylli argjentinas i cili më tej u fokusua edhe tek kampionati botëror që do të mbahet në nëntor dhe dhjetor në Katar

“ Është formuar një grup i mrekullueshëm. Një grup i fortë me ide të qarta. E dimë  se si duhet të luajmë në cdo ndeshje. Diferenca që kemi me të shkuarën ku gjithashtu kemi patur lojtarë të mirë, është ajo që përmenda më herët, kemi fituar Kupën e Amerrikës dhe na ka dhënë shumë vetëbesim “-përfundoi Lionel Messi. 7 herë fituari i “topit të artë” numëron 163  paraqijte me përfaqësuesen e tij ku ka shënuar 88 gola duke qënë golashënusi më i mirë në historinë e kombëtares së Argjentinës.