Lionel Messi ndërpret pushimet para kohe. Ylli i kampionëve të Europës është rikthyer të enjten, për të nisur fazën përgatitore me Barcelonën, bashkë me mikun e tij Javier Maskerano. Faktikisht, ata e kishin në program të ktheheshin në Katalonja vetëm të hënën e 3 gushtit, pas pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës që u zhvillua në Kili gjatë muajit korrik. Por krejt papritur, argjentinasit kanë vendosur të bashkohen me skuadrën 4 ditë përpara afatit.
Gjithashtu, edhe Neymar e Dani Alves janë rikthyer në Barcelonë, pasi klubi u kishte dhënë pushime shtesë si rrjedhojë e aktivizimit në Kupën e Amerikës, ku Brazili u eliminua përpara Argjentinës.
Katër amerikano-jugorët ishin të shoqëruar nga portieri Ter Stegen, për të kryer analizat mjekësore. Gardiani gjerman ishte i pranishëm në turin amerikan të zhvilluar së fundi nga Barcelona, por ende nuk kishte kryer kontrollet mjekësore rutinë.
Rikthimi i Messit, Mascheranos, Neymar dhe Dani Alvesh I jep formë skuadrës së Luis Enriques, i cili tashmë mund të vazhdojë përgatitjet me skuadrën thuajse të plotë. I vetmi që mungon është portieri kilian Claudio Bravo, i cili do të bashkohet me skuadrën në fillimin e javës së ardhshme.