Messi habit të gjithë me veprimin e tij gjatë pushimeve!

Sport

messi pushime
Lionel Messi ka befasuar një gazetar argjentinas pasi i ka treguar se kishte mbajtur në këmbë një hajmali që ia kishte dhënë nëna e gazetarit gjatë Botërorit në Rusi 2018.
Pas fitores 2 me 1 ndaj Nigerisë, gazetari e pyeti nëse i kujtohej që nëna ia kishte dhënë hajmalinë. “Nuk e di a të kujtohet por nëna ime të ka dhënë një hajmali. Nuk e di nëse e ke hedhur…”, e pyeti gazetari Messin.

messi plazjh

“Shiko këtë”, ia ktheu Messi që zbuloi këmbën e majtë për t’i treguar se hajmalinë e mbante në këpucë. E siç duket Messi se ka ndërmend ta heqë këtë hajmali edhe kur është me pushime. Ai është fotografuar në një jaht me djalin e tij të vogël Mateon dhe shihet fare qartë se në këmbën e tij të majtë është hajmalia e kuqe që i ka dhuruar gazetari. Kushedi sa i lumtur ndihet gazetari dhe me të drejtë madje…