Messi flet për largimin e Ronaldos nga Real Madrid

Sport

messi
Një komenti për largimin e Cristiano Ronaldos drejt Juventus duke se nuk i ka shpëtuar as Leo Messi. Ylli i Barcelonës foli për ‘Catalunya Radio’ dhe u pyet edhe për temën kryesore të merkatos verore të këtij viti. Sipas Messit, largimi i Ronaldos nga Real Madrid nuk është diçka e mirë për këta të fundit. Ai flet me elozhe për klubin madrilen, ku i vlerëson edhe për arritjet e tyre e lojtarët që ka në organikë, por shprehet se largimi i Ronaldos i ka ulur disi nivelin kampionëve të Evropës.  Sa i përket zbarkimit të rivalit të tij më madh në Torino tek Juventus, Messi zbulon se është suprizuar kur e ka zbuluar.

cr7

Argjentinasi tregon se nuk e imagjinonte kurrë se Ronaldo do të largohej nga Real Madrid, e për të më tepër të shkonte tek Juventus, duke qenë se janë shumë skuadra të tjera që do të bënin gjithçka për ta patur portugezin në organikë. Transferimi i Ronaldos tek Juventus i bën këta të fundit favoritë për fitimin e Champions League dhe Messi qëndron në një linjë me të gjithë për këtë gjë. Ylli i Barcelonës është pyetur edhe se sa janë shanset që ai të largohet nga katalanasit, siç bëri Ronaldo me Real Madrid. Por në këtë çështje Messi është i qartë për të ardhmen e tij. Ai thotë se nuk ka asgjë që mund ta shtyjë të largohet nga blaugranat. Për këtë ndikim të madh ka edhe familja, që siç zbulon vetë ai e konsiderojnë Barcelonën qytetin më të mirë në botë.