Messi dënohet me burg

Sport

messi burg

Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burg për evazion fiskal. Argjentinasi akuzohet për mashtrimin tatimor me vlerë 4.1 milionë euro, për një periudhë që daton nga viti 2008-2009.

Sipas “BBC”, së bashku me Lionel Messin është ndëshkuar edhe babai i tij, Jorge Messi, i cili akuzohet për shmangie taksash.

Prokuroria ka kërkuar dy vite burg, ndërsa pala mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë pasi kërkonte rrëzimin e akuzave.