Gerd Muller shënoi 525 gola për 14 vite me Bayernin në periudhën 1965-1979, por Lionel Messi me golin ndaj Villarrealit të dielën, barazoi këto shifra për vetëm 13 vite në fushë si profesionist. Klubi katalanas ka bërë publik këtë arritje të argjentinasit duke i kushtuar një video të veçantë ku krahasoheshin golat e tij me ato të legjendës gjermane. 30-vjecari Messi debutoi me Barcelonën më 16 tetor të vitit 2004 dhe pas 606 ndeshjesh me katalanasit ka arritur shifrat mbreslënëse të atij sulmuesi që vazhdon të mbetet ndër më të mëdhenjt e futbollit Evropian. Kjo nuk është hera e parë që Messi arrin një rekord të Gerd Mullerit. Në vitin 2012-të, Messi tejkaloi rekordin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik. Muller pati shënuar 81 gola në rekordin e tij që mbahej i pathyer prej plot 40 vitesh, ndërsa argjentinasi shënoi 10 më shumë. 30-vjecari është shpallur 16 herë golashënues në kompeticione si Champions League, Copa Del Rey apo La Liga. Sezonin e kaluar shënoi 54 gola në 52 ndeshje, 37 vetëm në kampionat dhe për këtë meritoi cmimin e këpucës së artë. Rekordi i tij i realizimeve në La Liga është plot 50 të shënuar në sezonin 2011-2012. Me arritjen e 525 golave, Messi hynë në podiumin e lojtarëve më rezultativ me vetëm 1 fanellë. Synimet e radhës janë tejkalimi i Josef Pepi Bican me 534 të realizuara me Slavian e Pragës dhe Pelenë me 643 gola shënuar me Santosin.