Messi arrin mbi 50 gola për herë të 6-të radhazi!

Sport

Lionel Messi e mbylli sezonin 2018-19 në La Liga me një dygolësh tjetër, me Barcelonën që e uli siparin e kampionatit përmes barazimit 2-2 ndaj Eibarit. Megjithëse katalanasit e kishin siguruar prej kohësh kampionatin në Spanjë, kjo dopietë pati shumë rëndësi për argjentinasin, e cilësuar si lojtari më i mirë në botë.
Pikërisht, Leo arriti shifrën e 50 golave gjatë këtij sezoni. Gjë që e provon për herë të gjashtë përgjatë karrierës së tij.Kështu, ai është barazuar me rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, i cili kishte kaluar shifrën e 50 golave në gjashtë raste kur luante me fanelën e Realit të Madridit.


Gjithasi, Messi gëzon avantazhin e serisë më të mirë realizuese, brenda një sezoni. Ai ia doli të shënojë 73 gola në sezonin 2011-12 e prej atëherë e ka përsëritur 5 herë të tjera në vitet e mëpasshme, kurse rekordi i Ronaldos është 61 realizime, në sezonin 2014-15-n.Ndër të tjera, “El Pulce” ka arritur që në këtë edicion të fitojë edhe trofeun e golashënuesit më të mirë në Evropë, pasi ka shënuar 36 gola në La Liga. Për më tepër, ylli dhe kapiteni i Barcelonës ka fiksuar edhe 12 gola në Ligën e Kampionëve. Por as këtë vit, fatkeqësisht, realizimet e tij të çmuara nuk mjaftuan për të dërguar Barçën të paktën në finalen e madhe. Kështu që duhet të kënaqet me dominimin brenda Spanjës.