Mesfushori shqiptar bëhet baba, nuk përmban gëzimin

Sport

Në një kohë të vështirë për të gjithë botën, janë ato lajmet e mira që rregullojnë sadopak humorin e njerëzve. Kështu, të mërkurën, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora, u bënë prindër për herë të parë. Ka qenë vetë mesfushori i Baselit dhe Kombëtares shqiptare që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke thënë se në jetë erdhi djali i tij, të cilin e pagëzuan me emrin shqiptar, Kelvis. “Mirësevjen në botë engjulli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka”, kanë qenë fjalë e Taulantit në mbishkrimin e fotografisë së postuar në Instagram, ku ka marrë shumë urime nga fansat dhe personazhe të njohur.
Kësaj ardhje në jetë i është gëzuar edhe vëllai i Taulantit, Graniti i cili gëzimin e tij e ka shprehur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Mesfushori i Arsenalit dhe Zvicrës ka thënë se bëhej fjalë vërtet për një emocion i madh. Faktikisht, edhe Graniti nuk ka shumë muaj që është bërë baba për herë të parë. Bashkëshorja e tij solli në jetë një vajzë me të cilën çifti po kalojnë momente të këndshme. Ndërkohë që nuk ngurojnë t’i ndajnë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.