Gerard Pique nuk e ka më një vend të sigurt në skuadrën e Barceonës. Për më tepër se një dekadë, mbrojtësi i qendrës ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të katalanasve, mirëpo sikurse çdo gjë e ka një fund, duket se edhe një moment I tillë po afrohet për Pique.
Sikurse raportojnë mediat spanjolle, trajneri Xavi Hernandez i ka komunikuar lojtarit se për edicionin e ardhshëm futbollistik nuk e konsideron më titullar. Megjithatë, pavarësisht se e ka marrë mesazhin që së shpejti e pret stoli, Pique nuk do largohet nga Barcelona.
35 vjeçari ka edhe dy vite të tjera kontratë me gjigantët e La Ligas, por i ka pranuar kushtet e reja të vendosura nga ish-shoku I skuadrës dhe do qëndrojë në Camp Nou, të paktën edhe për një tjetër sezon. Më pas, nuk përjashtohet mundësia që verën e ardhshme, lojtari dhe Barcelona të ndajnë rrugët, me veteranin që mund të nisë një tjetër aventurë në karrierë.
Pique, një product i akademisë së klubit blaugrana, që prej sezonit 2008/09, ka fituar shumë shumë trofe me katalanasit. Mes tyre vlen të veçohen 3 Champions League dhe 8 La Liga.