Merkato, Willian, Ronaldo, Bale, Martial dhe Pjanic emrat më të përfolur

Sport

merkato
Ndërsa në Rusi po luhet botërori, klubet nuk e ndjanë hiç punën për merkaton. Në Angli pati raportime të hënën se Manchester United është gati t’i paguajë Chelsea-it 60 milionë paundë për shërbimet e Willianit. Si duket braziliani është pikë e dobët e trajnerit Jose Mourinho dhe ai kërkon ta marrë në Old Trafford. Por ky nuk ishte raportimi i vetëm për merkaton. Premium Sport pretendon se Jose Mourinho po mendon të bisedojë personalisht me Cristiano Ronaldon për ta bindur atë që të rikthehet te Manchester United-i. Fakti se ai ndodhet në Rusi, si analist i Russia-Today, e bën të jetë më afër kombëtares së Portugalisë.

ronaldo

Por ky raportim bie ndesh me pretendimet e disa mediave në Angli, të cilat thonë se objektivi real i Djajve të Kuq në këtë merkato do të jetë Gareth Bale, autori i asaj finalje magjepsëse në Kiev një muaj më parë. Për sa i përket raportimeve të tjera të bujshme për merkaton. Fundjava kishte plot të tilla. Kështu u tha se United i ka fiksuar francezit Anthony Martial një cmim prej 80 milionë eurosh. Martial mbetet në largim nga Old Trafford dhe destinacioni është ende i paqartë. Ndërkohë në Spanjë u tha se Barcelona po mendon seriozisht t’i rrëmbejë Juventusit boshnjakun Miralem Pjanic. 28-vjecari ka një kontratë deri në 2021-in dhe vlerësohet mbi 65 milionë euro në merkato.