Situata me Gareth Bale te Reali i Madridit nuk është ndër më të mirat dhe spekulimet e kësaj jave flasin për një prishje totale të marrëdhënieve aq sa uellsiani të vihet në merkato. Por sipas Manchester Evening News, Djajtë e Kuq, klubi më i interesuar për të, nuk ka në konsideratë vetëm Bale-in, por edhe dyshen Modric-Kroos që sipas kësaj gazete mund të dëgjohen për oferta nga Perez nëse nga ana tjetër dëgjohen ofertat e këtij të fundit për treshen, De Gea, Pogba dhe Martial. Duket disi e çuditshme, por është e vërtetë. Pogba i transferuar për mbi 100 milionë euro nuk aktivizohet shumë dhe kur luajti me Francën në kombëtare la të mendohet se ai mund edhe të largohet nga Old Trafford. Fellaini dhe Carrick nga ana tjetër do të largohen me siguri dhe gjasat janë që United të kërkojë dy mesfushorë të nivelit të lartë gjatë verës. Dyshja e dëshiruar është ajo e Realit, Kroos dhe Modric, të cilët i janë në të 30-at. Interesi për Bale ndërkohë nuk ka rënë pavarësisht gjendjes jo-të mirë fizike që ai ka pasur së fundmi. Me këto interesa të ndërsjellta, Manchester Evening News parashikon një verë të nxehtë me plot bisedime mes aksit Madrid-Manchester, sigurisht ku emri më kryesor dhe më i mundshëm për të lëvizur mbetet David De Gea, ai që te Reali ka tre vite që pritet për t’iu besuar mbrojtja e portës.