Merkato, Tottenham kërkon Barkley-in dhe Luke Shaw-n

Sport

TottenhamTottenham

Tottenhami po mendon të ndërhyjë seriozisht në merkaton e janarit në mënyrë që të përforëcojë grupin. Kualifikimi për në fazën tjetër të UEFA Champions League dhe përballja në 1/8-at, me finalisten e edicionit të kaluar, Juventusin, e kërkon këtë gjë. Dy janë synimet konkrete dhe që të dy janë anglez, ashtu sikurse e do edhe tradita e Spursave. I pari quhet Ross Barkley dhe është një emër goxha i njohur për Tottenhamin, pasi edhe në verë pati përpjekje për ta transferuar. Mesfushori i Evertonit kaloi një periudhë tejet të vështirë nën urdhërat e Ronald Koeman dhe po kështu gjërat nuk kanë ndryshuar me ardhjen e Sam Allardyce. Pochettino e ka vlerësuar gjithmonë talentin e shtatlartit, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon. 24-vjecari, i cili njihet për teknikën e lartë, ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe shërbimet e tij vlerësohen rreth 25 milionë euro. Te Evertoni thuhet se do jenë të gatshëm për bisedime, për të mos e humbur Barkley-in me parametër zero. Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe me 22-vjecarin e Manchester United-it, Luke Shaw. Kontratë që përfundon qershorin e vitit të ardhshëm, shumë pak i angazhuar dhe zero konsideratë nga Jose Mourinho. Edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Shaw, njëjtë sikurse Barkley konsiderohet si një talent i madh, ndërsa shtypi britanik e cilëson interesimin e Tottenhamit për dy lojtarët si një shans të fundit për karrierat e tyre.