Merkato – Reali dhe Unitedi në luftë për De Gean

Sport

largea real-madrid-fc-valencia-mustafi1435342702
“United dhe Reali në luftë”, ky ka qenë titulli kryesor për shumë nga të përditshmet britanike, të cilat shkruajnë se “Djajtë e Kuq” fajësojnë madrilenët për dështimin e transferimit të David De Geas, i cili nuk mundi të lëvizte nga Manchesteri packa se më në fund të gjitha palët kishin rënë dakord. Shkak thuhet se u bë vonesa në përpilimin e kontratave. Sipas United-it marrëveshja ishte pranë nënshkrimit dhe për 24-vjecarin ishte parashikuar të paguhej rreth 29 milionë paundë ndërkohë që në Angli pritej të fluturonte portieri i Realit, Kylor Navas, por që sipas drejtuesve të “Djajve të Kuq” dokumentat e tij u sollën 8 orë me vonesë duke bërë që ata të humbisnin me 28 minuta afatin përfundimtar të merkatos spanjolle, që ishte dhe mbrëmja e së hënës.
Pas kësaj historie të dy klubet kanë bërë deklarata të një-pas-njëshme duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës. United pretendon se Reali nuk e la vetë Navas-in të fluturonte për në Angli, për arsye se në disa anketime të bëra nga klubi, tifozët kanë kërkuar që ai të qëndronte. Nga kjo histori Manchester United duket më e humbur, pasi tashmë portieri kryesor i saj jo vetëm nuk ka ripërtërirë kontratën, e cila i përfundon vitin e ardhshëm, por duket se i ka prishur të gjitha marrëdhëniet edhe me grupin, gjë që vështirë se do të rregullohet, paçka se nga ana e “Djajve të Kuq” pretendohet se ata do ta ri-integrojnë 24-vjecarin me skuadrën e Van Gaal.