Sven Botman ëshët zyrtarizuar si lojtari më i ri i Neëcastle. Edhe pse u përfol shumë për një kalim tek Milani, Botman nuk ka pritur më gjatë në gjetjen e një akordi mes kuqezinjve dhe Lille, duke vendosur të transferohet në Angli. Por mbrojtësi nuk është i vetmi objektiv që Milani mund ta humbasë në merkato. Mediat franceze raportojnë se edhe Renato Sanches është duke ndryshuar mendje sa i përket një transferimi të tij në Milano. Propozimi i bërë nga PSG në ditët e fundit e ka lëkundur jo pak mesfushorin portugez, që me gjasa do të vëndosë të kalojë tek kampionët e Francës.
Sigurisht që një nga arsyet se pse oferta e PSG e intrigon më shumë Renato Sanches është paga që i ofrohet, pasi Milani në këtë aspekt i ka të limituara mundësitë. Por diçka tjetër që mund të ndikojë në kalimin e 24-vjeçarit në ‘Parc des Princes’ është edhe trajneri i ri që do të marrë drejtimin e parizienëve, Christophe Galtier. Ofertat e PSG dhe Milanit për kartonin e Renato Sanches nuk kanë diferenca të mëdha. Lille ka refuzuar 10 milionë eurot e kampionëve të Francës në fillim të kësaj jave, por duke marrë në konsideratë dëshirën e lojtarit për t’u larguar, apo edhe faktin që i ka mbetur edhe 1 vit kontratë, atëherë me gjasa portugezi do të lejohet të largohet edhe me ‘low-cost’. Për Renato Sanches është gati një kontratë 3-vjeçare, me opsionin e rinovimit për një vit. Këtë propozim patën bërë edhe drejtuesit e Milanit në fillim të qershorit, por pavarësisht përpjekjes së agjentit Mendes, nuk u gjet një marrëveshje.