Pavarësisht një organike të pasur, Manchester United vazhdon të mbetet në merkato. Sipas mediave britanike, djajtë e kuq do synojnë të transferojnë një tjetër sulmues në afatin kalimtar të dimrit. Fjala është për Victor Osimehn, i cili që prej dy sezonesh është pjesë e Napolit.
Erik Ten Hag mendon se skuadrës që ai ka në dispozicion, i nevojitet një sulmues qendre dhe sipas tij, alternative më e mirë është pikërisht Osimhen.
Nigeriani, i cili është një ndër futbollistët më të spikatur të Serie A, ka një kontratë deri në vitin 2025 me Napolin dhe klubi italian e cilësoh kartonin e tij rreth 100 mln euro. Kjo shifër mund të duket mjaft e lartë, por në mes nuk përjashtohet mundësia që në brendësi të këtij transferimi të përfshihet ndonjë lojtar i United. Fjala është për Cristiano Ronaldon, me portugezin që këtë sezon ka mbetur pa Champions League, një kompeticion që ai e lakmon aq shumë.
Napoli ka mundësi reale për t’u kualifikuar përtej fazës së grupeve dhe transferimi në stadiumin Diego Armando Maradona do i jepte mundësi CR7 që të ngjitej edhe një herë tjetër në skenën më të lartë të futbollit europian.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse mund të ndodhë ose jo një skenar i tillë në merkaton e janarit. Veç të tjerash, mund të jetë disi e vështirë që të bindet edhe vetë Osimhen për t’u larguar nga Napoli në fund të sezonit. Sipas agjentit të 23 vjeçarit, nigeriani, ashtu sikurse Cristiano Ronaldo, e admiron jashtë mase futbollin e Champions League. Ai ndihet krenar që është pjesë e një kompeticioni të tillë do dëshiron shumë të që jetë pjesë e fazës me eliminim.
Pra, me fjalë të tjera, nëse operacioni në fjalë nuk kompletohet në janar, atëherë me shumë mundësi do finalizohet në verën e ardhshme.