Merkato, Malcom pranë Inter, por interes ka edhe nga skuadra të tjera të mëdha

Sport

malcolm
Futbollisti 21-vjeçar i Bordeaux, Malcom Silva de Oliveira, ose i njohur thjesht si Malcom, duket të jetë një nga objektivat kryesorë të shumë skuadra të mëdha evropianë për merkaton verore.Braziliani ka shkëlqyer me performancat e tij gjatë sezonit që lamë pas dhe ka tërhequr jo pak vëmendje në arenën evropiane. Fillimisht Arsenal dhe Manchester United u shfaqën të interesuara për kartonin e brazilianit, ndërkohë që pjesë e kësaj gare u bënë edhe Dortmund apo Liverpool. 21-vjeçari i cili mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, vlerësohet rreth 45 milionë euro, por duke parë kërkesat e larta për të, Bordeaux mund të rrisë pretendimet.

malco
Gjithësesi, lëvizje konkrete për brazilianin ka bërë Inter. Drejtues të ziklatërve, që vitin tjetër do të rikthehen të luajnë në Champions League kanë biseduar me përfaqësues të lojtarit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Në Francë dhe Itali shumë e quajnë thuajse të mbyllur akordin me lojtarin, por problem duket të jetë shifra që Bordeaux kërkon për kartonin e tij. Malcom këtë sezon ka zhvilluar 38 ndeshje, nga ku ka shënuar 12 gola dhe ka shërbyer 8 asiste. Ai u bë pjesë e Bordeaux në janar të 2016-ës, pasi francezët paguan 5 milionë euro në arkat e Corinthians në Brazil.