Merkato, Jo vetëm Arsenal e Tottenham, Willian tani kërkohet edhe nga Barcelona e PSG

Sport

Vet pak orë pas fjalëve të Willian se ai do të largohet nga Chelsea, të shumta ishin raportimet se Arsenali dhe Tottenhami kishin filluar lëvizjet e tyre për të afruar brazilianin me parametra zero. Por fjalët e Willian dhe të përfaqësuesve të tij, se arritja e një marrëveshjeje për rinovimin me Chelsean ishte dicka thuajse e pamundur për t’u realizuar, ka bërë që edhe shumë ekipe të tjera të kthejnë vëmendjen nga 31-vjeçari. ‘Mundo Deportivo’ zbulon se në garë për shërbimet e Willian janë tashmë edhe Barcelona apo PSG. Afrimi i një lojtari klasi si Willian me parametra zero, shihet si një goditje e rëndësishme gjatë merkatos së ardhshme për skuadrat në fjalë. Megjithatë, klubi që do të sigurojë firmën e brazilianit do të jetë ai që do të përmbushë kërkesat e tij sa i përket kontratës. Willian dëshiron një kontratë të paktën 3-vjecare, ku nuk pranon ulje të pagës që ai merr aktualisht tek Chelsea, rreth 6 milionë paundë në sezon. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja finale e brazilianit. Gjatë janarit, por edhe gjatë verës së kaluar, emri i tij është lidhur shpesh me Barcelonën, që është edhe një dëshirë e vjetër e tij. Mirëpo në deklaratat e fundit, Willian tha se dëshiron të vazhdojë të jetojë në Angli e të luajë në ‘Premier League’, prandaj edhe alternativat londineze si Arsenal apo Tottenham mbeten pista ‘të nxehta’. Sa i përket PSG, kampionët e Francës nuk e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat ekonomike të brazilianit, por nga ana e lojtarit duhet marrë parasysh fakti që tek skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të ketë konkurencë të fortë për formacionin titullar me emra si Neymar, Mbappe apo Di Maria.