MERKATO, FLICK KERKON WOLTEMADE-n SI PASUES TE LEWY-T

Sport

Traineri i Barcelonës, Hansi Flick identifikon pasuesin e Robert Lewandowski-t në Bundesliga. Sipas Fichajes, Nick Woltemade është lojtari dëshiruar dhe për të Hansi Flick duhet të fitojë konkurencën e ish skuadrës së tij, Bayern Munchen. Në 32 ndeshjet e luajtura me Stuttgart, shtatlarti 22 vjecar shënoi 20 gola dhe fitoi Kuoen e Gjermanisë. Gjithashtu shënoi 6 gola dhe shërbeu për 3 të tjerë në evropianin e 231 vjecarëve. Shifra që kanë bindur katalanasit se ai është kandidati më i mirë për zëvendësimin e polakut që u transferua nga Bayern. Në të njëjtën kohë për Woltemade-n interesohet edhe Bayern që ka paraqitur një ofertë prej 55 milionë eurosh, të refuzuar nga Stuttgart. Me sugjerimin e Flick, Drejtori Sportiv Deco, ka filluar kontaktet e para për të kuptuar situatën e sulmuesit në Bundesliga.