Mbrojtësi i Shqipërisë deklaroi mbështetjen për masat e marra nga qeveria shqiptare për kufizimin e orarit të lëvizjeve të qytetarëve në mënyrë që të shmanget infektimi dhe përhapja e koronavirusit.
Qendërmbrojtësi veteran thumboi kryeministrin për paralajmërin e këtij të fundit ndaj qytetarëve që të mos i pësojnë pasojat e rrezikshme si “kombëtarja e Shqipërisë që luan mirë, por mundet gjithmnë në fund”. Nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook”, Mavraj u bëri thirrje politikanëve “që të ndihmojnë kombëtaren e Shqipërisë të mos pësojë gol në fund.
“Ne kemi nis nje fushate ku mbeshesim edhe qeverine, ku solidarizohemi dhe u kerkojme qytetareve tane te rrine ne shtepi. Shendeti i gjithkujt me i rendsishem se cdo gje. Sa per golat ne minutat e fundit, ftojme politikanet te futen ne ndeshjet tona te ardhme te na japin nje dore mos te pesojm gol. Ne e cuam Shqiperine ne Europe, mbase e cojne edhe ata”, ishte thumbimi i Mavrajt, përmes një postimi në Facebook!