“Mendoj se skuadra jonë i ka të gjitha mundësitë për të bërë një tjetër paraqitje të madhe”; Manuel Neuer, portieri i Bayern

Sport

“Luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë. Sevilla ka një ekip mjaft kompakt dhe na është dashur të studiojmë çdo gjë me detaje. Të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe gjatë lojës, pasi vetëm kështu mund të mbash nën kontroll lëvizjet e tyre. Njësoj si ne, edhe ata u shpallën kampionë dhe kjo e bën këtë ndeshje të veçantë. Mendoj se skuadra jonë i ka të gjitha mundësitë për të bërë një tjetër paraqitje të madhe, por nuk mund të zbresim në fushë duke menduar se do të ngremë trofeun. Mjafton të ruajmë përqëndrimin dhe qetësinë. Kështu, do të kemi mundësinë të luajmë sipas mënyrës sonë.”