“Mendoj se skuadra është gati për këtë ndeshje. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta të kësaj faze, që për më tepër kanë eksperiencën nga sezoni i shkuar. Fizikisht jemi mirë. Kam në dispozcion 16-18 lojtarë, të cilët duan të zbresin në fushë të japin kontributin e tyre. Salzburgu është një skuadër e mbushur me talente dhe që kanë një projekt mjaft interesant. Por pavarësisht asaj që ata bënë në sezonin e kaluar, kemi besimin dhe aftësitë për të kontrolluar lojën dhe për të marrë rezultatin që duam.”
