“Mendoj se shanset tona janë të larta, pavarësisht kundërshtarit që do të kemi përballë. Sigurisht që do të kemi edhe ne mundësitë tona në këtë ndeshje. Madje kam bindjen se mund të bëjmë dicka vërtet të mirë, në këtë sfidë kundrejt Dinamos së Kievit. Ukrainasit kanë një skuadër të jashtëzakonshme dhe me një bllok të mirëorganizuar dhe me lojtarë që ndërthuren mes rinisë dhe eksperiencës. Tensioni në skuadër është ai i duhuri që nevojitet përpara sfida të tilla. Dy fitoret e fundit të arritura në kampionat kanë rikthyer skuadrën në rrugën e duhur. Besoj se do të mund të vazhdojmë të njëjtën rrugë edhe në këtë ndeshje, që natyrisht është me rëndësi më të madhe për neve, pasi vendos një pjesë të së ardhmes tonë në Champions League”.