“Mendoj se duhet të tregohemi pak me kurajozë.”; Erik ten Hag, trajneri i Ajax

Sport

“Duhet të bëjmë lojën tonë. Kjo është ajo çfarë na nevojitet në sfida të tilla. E dimë se do të ketë shumë presion mbi ne. Prandaj është e rëndësishme të kemi kontrollin e topin dhe t’i shfrytëzojmë me shpejtësi hapësirat që mund të gjejmë në mbrojtjen e tyre. Është e vërtetë se ndoshta barazimi këtu nuk do të jetë aq i vlefshëm, pasi shumë gjëra varen edhe nga sfida në Bergamo. Por është e rëndësishme të mendojmë vetëm për fushën dhe ndeshjen tonë. Mendoj se duhet të tregohemi pak me kurajozë. Ndeshjen e parë ndaj Liverpool-it krijuam shumë raste, por nuk i finalizuam. Kësaj radhe duhet të shfaqim më shumë besim tek aftësitë tona dhe të besojmë deri në fund. Nëse shfaqim kurajon e duhur, atëherë mendoj se mund t’ja dalim.”