Memushaj: Më mungonte goli, por….

Sport

memusha
Përpara ndeshjes së të hënës pas Pashkëve, që do të luajë me Pescaran si ‘ish’, përballë Carpi-t, Ledian Memushaj ka komentuar atë sfidë, që do të ketë një shije të veçantë për të, pasi dikur ka luajtur edhe në radhët e skuadrës që do të ketë kundërshtar. Me Carpin, mesfushori vlonjati ka pasur një rol protagonisti përpara 5 vjetësh, por tashmë kjo skuadër rrezikon seriozisht rënien nga Seria B. “Kam qenë dy vite te Carpi dhe jam ndjerë shumë mirë. Jam shumë i lidhur me tifozët aty, drejtuesit e klubit dhe shumë shokë që janë ende pjesë e skuadrës. Kam përjetuar me ata momente shumë të bukura. Qëndrojmë ende në kontakt”, rrëfeu fillimisht Memushaj për “Pescara Sport 24”. Ndërsa duke kaluar tek përballja që e pret të hënën, mesfushori shqiptar ka vijuar duke thënë se e di shumë mirë që do të jetë një ndeshje e vështirë.

ledian

“Por nëse Pescara arrin të fitojë në Carpi, sipas Memushajt, atëherë do të ishte njësoj sikur të kishim fituar me Perugian. Ndeshje që në fakt vetëm u barazua dhe nuk vlejti supergoli i shënuar nga vlonjati. “Sigurisht që goli më mungonte, por isha i përqendruar te skuadra, sepse është një gjë të bësh mirë individualisht dhe një tjetër të fitosh me skuadrën. Është pikërisht kjo e dyta që ka më tepër rëndësi”, u shpreh mesfushori shqiptar i Pescara, Ledian Memushaj. Gjithsesi, ai duket se ka vetëm një objektiv në këtë fund të sezonit: “Duhet të mbërrijmë në Play-Off dhe ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të mendojmë sesi të fitojmë fillimisht në Carpi dhe më pas të përqendrohemi tek të tjerat me radhë”, përfundoi Memushaj.