Memushaj: Ja konflikti që pata me De Zerbin

Sport

ledian
Ledian Memushaj është kthyer sërish te Pescara, skuadër në të cilën ka marrë sërish rolin e liderit me synimin për ta rikthyer në Serinë A. Pikërisht për këtë objektiv, ai ka folur për mediat italiane, me rastin e prezantimit të skuadrës, duke u shprehur se “ekipi duhet të niset me qetësi, të punojë kokëulur dhe me këmbë në tokë, pasi këtë vit, sipas tij, do të jetë një kampionat i cuditshëm”. Ndërsa ka kujtuar se edhe 3 vjet më parë, Pescara nuk ishte favorite, por në fund arriti të kurorëzojë sezonin me ngjitjen mes më të mirëve. E prandaj, ai shpreson që e njëjta gjë të përsëritet edhe këtë herë. Megjithëse, në planin personal duhet të rigjejë formën maksimale, pasi është operuar në kavilje dhe nuk ndihet ende në 100%.

de zerbi
Gjithashtu Memushaj ka folur për herë të parë edhe për arsyet që e lanë pa luajtur për muaj të tërë te Benevento, gjatë fillimit të këtij viti. Teksa ka pranuar se problemi i tij kryesor ishte pikërisht me trajnerin De Zerbi. “Faktikisht, jemi dy njerëz me karakter të ngjashëm. Mund të them se patëm një debat të ndezur. Dhe ai në fund, më mbajti mëri. Gjithsesi di të them se si trajner është shumë i përgatitur dhe do të arrij lart”, kanë qenë fjalët e vlonjatit. Tanimë, Benevento është e shkuar dhe mesfushori ka filluar të shijojë sërish rikthimin në “shtëpi” te Peskara. “Që gjatë fundit të vitit të kaluar shpresoja të kthehesha. Eshtë vërtet bukur të jesh këtu. Ka pritshmëri, por edhe përgjegjësi, ashtu sic është e drejtë të jetë. Për më tepër jam i kënaqur që rigjeta një trajner si Pilon, me të cilin kam punuar te Carpi dhe është njeri i jashtëzakonshëm”, përfundoi Memushaj.