Meksika merr mesazhe mbështetëse nga ish-kapiteni i SHBA-ve Donovan

Sport

donovon
Futbolli duket se po ndikon jashtëzakonisht shumë për të thyer jo vetëm tabutë kulturore por edhe konfliktet mes shteteve. Landon Donovon, një nga futbollistët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, shtangu gjithë opinionin publik teksa i kërkoi amerikanëve që të mbështesin Meksikën këtë botëror. Përfaqësuesja “El Tricolor” konsiderohet si rivali i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara, por kjo as që e ka penguar 35-vjecarin, ish-kapiten të kombëtares dhe Los Angeles Galaxy-t, që të thotë se do të bënin mirë që të mbështesnin skuadrën e Juan Carlos Osorios. “Tifozë të SHBA-ve, skuadra jonë mund të mos jetë në Rusi, por fqinjët tanë jugor, janë.Prandaj bashkohuni me mua dhe t’i mbështesim.

donovon2

“Vamos Mexico!” ishte mesazhi i Donovan në Twitter. Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga ofendime, deri në kritika pa fund. Kështu ish-mesfushori u detyrua të shkruajë sërish dhe të qartësojë edhe njëherë kërkesën. 35-vjecari rikujtoi se prej faktit se është rritur në Los Angeles dhe se përgjatë gjithë karrierës ka luajtur me lojtarë meksikanë, ka kultivuar respekt për futbollin e këtij vendi. Donovan argumentoi se njëjtë sikurse federatat e SHBA-ve, Meksikës dhe Kanadasë u bashkuan për të organizuar botërorin, ashtu edhe tifozët e futbollit duhet ta mbështesin përfaqësuesen e vendit fqinj. Meksika e fitoi 1-0 ndeshjen e parë me Gjermaninë në Grupin F dhe është optimiste për të kaluar në fazën tjetër.