Mediat nuk i ndahen Ronaldos: I kujtojnë sa ‘e lëvizshme’ ka qenë Georgina Rodriguez!

Sport

roandlofeorfina

Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të përfolur të showbizit. Çifti po jetojnë një romancë të lumtur dhe kanë një vajzë të quajtur Alana Martina. Ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur me nëna të tjera, binjakët 2-vjeçarë Eva dhe Mateo, si edhe 8-vjeçarin Cristiano JR.
Disa javë më parë Georgina rrëfeu se si nisi dashuria e saj me Ronaldon, mirëpo një media portugeze nuk e do qetësinë e çiftit.

collagedsa 1
“Correio Da Manha”, që ka marrëdhënie të acaruara me Ronaldon, ka publikuar disa foto të Georgina me ish-të dashurit e saj. Këto pamje janë fshirë nga Instagrami i Georgina, pasi u lidh me Ronaldon, por ato nuk kanë mundur t’i shpëtojnë mediave. Media i ka kujtuar Ronaldos se Georgina përpara se të bëhej nëna e fëmijës së tij, nuk ka patur një të kaluar prej “shenjtoreje”.