Mediat kosovare dhe Bild në Gjermani thonë se Dortmundi mund të huazojë këtë futbollist shqiptar

Sport

krhgiwerjt
Amir Abrashi mund të kalojë te Borussia e Dortmundit. Eshtë ky lajmi që është raportuar nga mediat kosovare, të cilat citojnë burime pranë lojtarit. Edhe pse ende nuk ka gjëra konkrete, lajmi ka tërhequr jo-pak vëmendjen duke qenë se kemi të bëjmë me një klub të madh si Dortmundi. Mesfushori i Freiburgut, i cili është edhe një lojtar i spikatur i kombëtares kuqezi, zgjati kontratën deri në vitin 2020-të vetëm dhjetorin e vitit që shkoi, por kjo sipas mediave kosovare nuk e përjashton mundësinë që verdhezinjtë e Bundesligës, që tashmë drejtohen nga holandezi Peter Bosz, të kërkojnë huazimin e tij. Në fakt ky raportim i mediave kosovare është marrë për bazë edhe nga prestigjiozja gjermane Sport-Bild. Në një analizë që i bëri kjo e fundit gjendjes së 27-vjecarit, u përmend sezoni i shkëlqyer që ai pati zhvilluar dy vite më parë me Freiburgun, por nga ana tjetër edhe fakti se sezonin e fundit përgjithësisht Abrashi ka qëndruar në stol. Vlera e shërbimeve të Abrashit përllogaritet rreth 2.5 milionë euro. Ai luan si mesfushor i tërhequr por dhe si mesfushor i lirë. Ndër elementët më të vlerësuar të tij janë rezistenca dhe kudo-ndodhja, si një lojtar që lëviz shumë pa top. Një transferimi i tij i mundshëm te Dortmundit do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e Abrashit që në të kaluarën ka luajtur për Grasshoppers dhe Winterthur në Zvicër.