Emocione të papërshkrueshme ka përjetuar 16-vjeçarja Kim Kuk-hyang teksa hyri në histori si medalistja e parë e Koresë së Veriut. Në të parin botëror që merrte pjesë, në garën e hedhjes nga 10 metra lartësi, 16-vjeçarja kreu një hedhje perferkte duke grumbulluar në total 397.05 pikë.
Në Kampionatin Botëror të Hedhjes, që zhvillohet në Rusi, kampionja e Botës, kinezja Si Yajie, e cila ishte favoritja, gaboi në fund duke e mbyllur në vendin e katërt. E përlotur, Kuk-hyang u ngjit në pod dhe teksa mori medalien tha se e vlerësonte shumë mbështetjen e Shtetit dhe gjithë kombit të saj, duke falenderuar në veçanti liderin Kim Jong-Un. Ajo u shpreh e ngazëlluer nga fakti që kur të kthehej do t’i shihte të gjithë duke e pritur.
Korea e Veriut nuk kishte fituar asnjë medalje më parë. Ky rezultat i Kim Kuk-Hyang e kualifikon Korenë e Veriut për në Lojrat Olimpike Rio 2016-të.