Më mirë një trofe I fituar apo kualifikimi në Champions League? Ten Hag jep përgjigjen e tij

Sport

I pyetur nëse do të ishte më mirë të fitonte një trofe, apo të kualifikohej në Champions League për edicionin e ardhshëm, trajneri I Manchester United ka bërë zgjedhjen e tij. Ndonëse në “Old Trafford” një titull nuk festohet prej 6 vitesh me radhë, Erik Ten Hag I ka dhënë prioritet një tjetër objektivi.

Synimi kryesor I hollandezit është që në fund të sezonit, skuadra e tij të sigurojë vendin e 4 në tabelën e renditjes në Premier League, që të siguron kualifikimin për në fazën e grupeve të UEFA Champions Legaue për edicionin e ardhshëm.

“Po luajmë në shumë kompeticione dhe unë dua të fitoj trofe, por dëshira  jonë është që të të përfundojmë në një nga 4 vendet e 4-ta të kampionatit. Ky është synimi madhor. Një gjë e tillë do jetë shumë e vështirë të ndodhë, sepse mendoj se Premier League nuk ka parë prej vitesh një sezon më të fortë sesa ky actual. Nuk jemi vetëm ne, por janë një total prej 7 ose 8 skuadrash që kanë investuar shumë në merkato. Këtu përmendim Neëcastle United, apo edhe Ëest Ham. Megjithatë, në fund, ne duam të renditemi në një prej 4 vendeve të para”, ka thënë ndër të tjera numri një I pankinës në “Old Trafford”.

I emëruar këtë verë në stolin e Manchester United, Ten Hag ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me 20 herë kampionët e Anglisë. Deri në këtë fazë të sezonit, United ka luajtur 13 javë në Premier League dhe për momentin ndodhet në vendin e 5-të në kuotën e 23 pikëve.