Është mbyllur pa fitues supersfida e javës së 28 të kampionatit anglez, mes Liverpool dhe Manchester Cityt. Dueli I luajtur në Anfield, përfundoi me rezultatin 1-1. Ata që do të festonin të parët, ishin miqtë, të cilët, kaluan në epërsi me anë të John Stones në minutën e 23, me mbrojtësin që u asistua në I zakonshmi, Kevin De Bruyne. Në 12 paraqitje në vitin 2024, De Bruyne është përfshirë gjithësej në 13 gola me Cityzens, 2 finalizime dhe 11 asistime. Asnjë lojtar tjetër në Premier League përgjatë kësaj kohe nuk ka dhënë dot një kontribut kaq të madh sa belgu.
Më tej, në pjesën e dytë, Liverpool rikthey gjithçka në ekuilibër, teksa Mac Allister u tregua I saktë nga pikë e bardhë e penalltisë në minutën e 50-të. Ndonëse rezultati mbeti I pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit, duhet theksuar se pjesa e dytë foli ndjeshën në favor të The Reds, të cilët gjuajtën plot 12 herë në drejtim të portës së Cityt. Nuk ndodhte që nga Maji I 2021-shit kundër Brighton, që City të përballej me kaq shumë gjuajte në portë brenda një pjese.
Gjithësesi, në fund, nuk pati fitues. Në Anfield u prodhua spektakël, por të dyja skuadrat u ndanë me vetëm nga një pikë. Nga një rezultat I tillë, ka përfituar më shumë skuadra e Arsenalit, që këtë javë, mposhti 2-1 në shtëpi ekipin Brentfordit dhe që ishte fitorja e 8-të radhazi për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.
Si pasojë, kur deri në fund të sezonit, kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur, gara për titullin kampion në Angli është bërë emocionuese. Arsenali kryeson renditjen me 64 pikë, njësoj sa Liverpool I vendit të dytë. Në tretin, ndjek Manchester City me 63 pikë.