Mbyllet në barazim ndeshja më e madhe e futbollit anglez, mes Liverpool dhe Manchester United. Në Anfield u pa spektakël, por në fund, gjithçka përfundoi 2-2. Për vendasit shënuan Gakpo dhe Salah, kurse për miqtë, Martinez dhe Diallo. Gjithësesi, për Liverpoolin, një barazim i tillë, nuk është se sjell shumë shqetësim, për vetë pozitën në të cilën ndodhet skuadra e kuqe, duke qenë se kryeson tabelën e klasifikimit me 46 pikë, 6 më tepër sesa vendi i dytë, por që diferenca mund të thellohet edhe më tepër, nëse marrim parasysh që të kuqtë kanë një ndeshje të prapambetur në calendar, derbin me Evertonin.
Sfida e luajtur në Anfield, u kthye e një rëndësie të veçantë për elementë të caktuar, e një prej tyre është Momahed Salah, i cili duket se po përjeton kulmin e karrierës së tij. Në 19 ndeshje të luajtura në Premier League këtë sezon, Salah është përfshirë gjithësej në 31 gola, me 18 finalizime dhe 13 asiste. Ky është kontributi, apo përfshirja më e madhe në gola ndonjëherë në historinë e Premier League e një lojtari në 19 ndeshjet e para të kampionatit. Në këtë mënyrë, egjiptiani arriti të kalonte edhe rekordin që mbante Luis Suarez me Liverpoolin, ku në sezonin 2013/14, kishte mundur të shënonte 23 gola e 7 asiste.
E pavarësisht të gjithave, Liverpool, të paktën deri më tani, duket se nuk ka ndërmend t’i ofrojë mundësinë e rinovimit të kontratës. Nëse vazhdohet në të tilla kushte, në fund të sezonit, Salah do të largohet me parametra zero nga 19 herë kampionët e Anglisë.
Sa i përket Manchester United, kjo ishte pika e parë e siguruar për skuadrën e Ruben Amorim pas 3 humbjeve të ardhura radhazi në kampionat. Djajtë e Kuq treguan se mund të rivalizojnë edhe me më të fortët e momentin, ndërsa, rikurse Amorim theksoi pas përfundimit të sfidës, problemi kryesor i ekipit të tij, nuk ka të bëjë me aspektin taktik, por me mentalitetin.
Në ndeshjet e tjera të javës së 20 të Premier League, Manchester City u rikthye tek fitorja, duke mundur 4-1 Ëest Ham United, kurse Chelsea dhe Arsenali barazuan në takimet e tyre respective; konkretisht ndaj Crystal Palace dhe Brighton.