Mbrojtja, ajo që shqetëson tek Kombëtarja

Sport

panucci
Midis lojtarëve të grumbulluar nga Christian Panucci për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, është veçanërisht mbrojtja ajo që alarmon për aktivizimin e paktë me klubet e tyre të elementëve, që luajnë aty. Të sigurtë për vendin e titullarit, deri tani janë vetëm Elseid Hysaj, i cili ka luajtur 3 ndeshje të plota në të djathtë me Napolin në Serinë A, si dhe Berat Gjimshiti, po ashtu protagonist për tre 90 minutësha në kampionatin italian dhe Ligën e Evropës. Ndërsa pjesa tjetër përbën një rebus. Duke nisur nga krahu i majtë i prapavijës, ku janë thirrur Ansi Agolli, Egzon Binaku e Besir Demiri. Megjithëse me shumë mundësi Panucci duhet të mbështetet tek përvoja e kapitenit, që njeh më mirë skuadrën. Ndonëse dy lojtarët e tjerë kanë më shumë minuta në këmbë.  Një enigmë më vete është sidomos qendra e mbrojtjes, saktësisht gjetja e partnerit të Gjimshitit. Dhënia e besimit për Mavraj, ende pa asnjë minutë aktivizimi, do të ishte një guxim me rrezik. I njëjti diskutim vlen edhe për Veselin, i cili nuk ka luajtur vetëm 3 minuta me Empolin në Serinë A. Vërtet Mavraj e Veseli janë një nga lojtarët më me eksperiencë të Kombëtares, por e rëndësishme do të jetë që mbrojtja të ketë lojtarë në formë. Prandaj tekniku italian mund t’u japë besim elementëve, që luajnë rregullisht nëpër klubet e tyre.

komb

Megjithëse janë nga ata të rinjtë… Emri më i përfolur është ai i ‘debutuesit’ Enea Mihajt, mbrojtësit të Panatelikos në kampionatin grek, ku ka luajtur 2 ndeshje me sukses në këtë sezon. E sipas asaj që shkruhet në Greqi, ai ka ardhur se i është premtuar një rol protagonisti në këto ndeshje me fanelën kuqezi. Për këtë arsye, tekniku italian madje ka futur një mik të fortë për ta bindur mbrojtësin 20-vjeçar: bëhet fjalë për Trajanos Dellas, ish-bashkëlojtarin e Panuccit te Roma dhe aktualisht trajner i skuadrës, ku luan Mihaj. Minuta aktivizimi ka pasur edhe një rikthim në listën e kuqezinjve, si Herdi Prenga, i cili ka luajtur 4 ndeshje si titullar në qendër të mbrojtjes së Inter Zapresic në Kroaci. Zgjedhja përfundimtare do t’i takojë Panuccit, në bazë edhe të asaj që do të shohë në stërvitje e këtyre ditëve.